Bota

LAJM I MIRË! Vaksinat e para anti-COVID mbërrijnë në Kosovë, Albin Kurti i pret në aeroport

28 Mars 2021, 06:21 Nga DOSJA
LAJM I MIRË! Vaksinat e para anti-COVID mbërrijnë në

KOSOVË – 100.800 doza të vaksinës “Astrazeneca” kanë mbërrritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas mediave vendase, vaksinat do të priten nga kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të qeverisë së tij, të cilët do të mbajnë një fjalë të shkurtër para kamerave.

Këto janë dozat e para të vaksinave që Kosova ka marrë që nga nisja e shpërndarjes së tyre, përveç bluzave të bardha që janë injektuar në Shqipëri me të njëjtën kompani.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se vendi ynë do të vaksinojë në Kukës, 11 mijë punonjës shëndetësore të Kosovës, duke hapur rrugën kështu për injektimin e vaksinave tek grupet e tjera të rrezikuara; të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

(k.m/A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti sot vijne vaksinat ne kosove albin kurti sot vijne vaksinat ne kosove

Sondazh

Poll