Bota

Dozat mbërritën/ Kurti: Vaksinimi anti-COVID-19 duhet të fillojë menjëherë, pa asnjë vonesë

28 Mars 2021, 18:30 Nga DOSJA
Dozat mbërritën/ Kurti: Vaksinimi anti-COVID-19 duhet të

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në aeroportin “Adem Jashari” mbërrijen e dozave të para të vaksinës anti-COVID-19.

Në fjalën e tij para mediave, Kurti vlerësoi bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së për sigurimin e dozave nëpërmjet instrumentit të COVAX. Ndërsa premtoi se vaksinimi do të vijojë për të imunizuar të gjithë duke nisur menjëherë. 

”Jemi mbledhur këtu, për të mirëpritur arritjen e kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë. Është një kontigjent i vogël por që ngjallë shpresë të madhe, në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetëve të njerëzve. Secila jetë në secilin vend të botës është e çmuar. Më shumë se kurrë bota ka nevojë për solideratitet për përballje me këtë armik të përbashkët për të gjithë njerëzimin. Askush në asnjë vend nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt. Vendi ynë është i vogël dhe i varfër ndaj dhe ka nevojë për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë, e sidomos nga SHBA dhe BE që janë donatorët kryesorë të aleancës COVAX. Kohë që na ka kushtuar shumë e me shumë jetë njerëzish. Atë kohë s’mund ta kthejmë më prapa siç s’mund ta kthejmë ato jetë të humbura. Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë,“-tha Kurti.

Lajmi kryesor: Lajm i mirë/ Mbërrin 24 mijë dozat e para të vaksinave AstraZeneca në Kosovë, Kurti: Duhet të fillojmë menjëherë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti vaksinat anti-covid ne kosove albin kurti vaksinat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll