Bota

Lajm i mirë/ Mbërrijnë 24 mijë dozat e para të vaksinave AstraZeneca në Kosovë, Kurti: Duhet të fillojmë menjëherë

28 Mars 2021, 09:02 Nga DOSJA
Lajm i mirë/ Mbërrijnë 24 mijë dozat e para të

 KOSOVË–Aeroplani me grupin e parë të vaksinave AstraZeneca ka mbërritur në Kosovë. Sipas mediave të Kosovës, në vend kanë mbërritur 24 mijë doza nga një grup prej 100.800 që do të merren nga mekanizimi Covax.

Siç ishte planifikuar vaksinat u pritën me një cermoni, ku në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari” ndodheshin kryeministri i vendit Albin Kurti, ministri i shëndetësis, Arben Vitia dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.

Kurti ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku është shprehur se vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejtë. Ministri i shëndetësisë, Vitia ka treguar se grupi i pesonat që do të marrin vaksinën të parët do të jenë personel shëndetësor. Ndërsa, zyrtari i BE-së ka thënë se në javët në vazhdim priten më shumë vaksina.

Kush do vaksinohet në fillim?

Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID -19.

Në bazë të këtij plani, Komiteti për Vaksinim ka dalë në përfundim që vaksinimi do të bëhet në tre faza.

Faza e parë: Vaksinimi i grupeve më rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtoret shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat  mbi 80 vjeç dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Numri i përgjithshëm i këtij grupi llogaritet të jetë 54.000 persona apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Sipas këtij plani, kohëzgjatja e fazës se parë do të jetë 20 ditë.

Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë është thënë disa herë se Kosova ka plotësuar kriteret për furnizim me vaksina, vendi është një ndër vendet e fundit që po furnizohet sot me vaksina.

(d.a;f.g.k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti arben vitia astrazenca vaksinimi ne kosove albin kurti arben vitia astrazenca vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 19:03

KOSOVË-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur në ceremoninë që po zhvillohet për pritjen e vaksinave AstraZeneca, nga mekanizimi Covax.Sipas Gazeta...