Bota

Në pritje të vaksinave/ Spitalet e Kosovës të mbushura me pacientë, 880 të shtruar nga të cilët 33 në gjendje të rënd

28 Mars 2021, 10:59 Nga DOSJA
Në pritje të vaksinave/ Spitalet e Kosovës të mbushura me

KOSOVË– Sot Kosova do të furnizohet me vaksinat Anti-COVID të AstraZenecas nga COVAX. Ata që do të vaksinohen të parët me to do të jenë punëtorët shëndetësorë në vend. Ndërsa, institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID -19.

Teksa janë në pritje të vaksinave, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 880 pacientë nga COVID-19, prej tyre 729 të konfirmuar me këtë virus, ndërsa 679 pacientë po trajtohen me oksigjeno- terapi, kurse 33 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas raportimit të ditës së diel në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 357 pacientë që po trajtohen për COVID-19, prej tyre 294 të konfirmuar me këtë virus, prej, ku 33 janë në gjendje të rënduar.

Ndërkaq, në spitalet rajonale janë të shtrirë 523 pacientë dhe 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raporti i plotë i SHSKUK:

“ShSKUK po trajton 880 pacientë nga Covid-19

Nga raportime e ditës së diele, 28 mars 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 880 pacientë nga Sars- Cov-2.

729 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.
151 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
679 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 357 pacientë
13 në gjendje të rënduar
294 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
298 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 89 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 30 pacientë
Klinika e Pulmologjisë 89 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 9 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 523 pacientë

20 në gjendje të rënduar shëndetësore
435 të konfirmuar pozitivë
381 me oksigjeno-terapi

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2021, 19:03

KOSOVË-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur në ceremoninë që po zhvillohet për pritjen e vaksinave AstraZeneca, nga mekanizimi Covax.Sipas Gazeta...