Bota

Sulm me thikë në një librari publike në Kanada, një e vdekur dhe disa të plagosur

28 Mars 2021, 13:01 Nga DOSJA
Sulm me thikë në një librari publike në Kanada, një e

KANADA– Një grua u vra dhe pesë të tjera u plagosën në një sulm me thikë në një bibliotekë publike të vendosur afër një zone tregtare të një periferie të Vancouver, Kanada të Shtunën.

Sipas Reuters, sulmi ndodhi në orët e para të pasdites dhe hetuesit bënë thirrje për dëshmitarë, veçanërisht ata që kishin xhiruar video që postuan më vonë në mediat sociale. dhe policia tha se ata kishin të dyshuarin e vetëm në paraburgim.

“Ne kemi gjashtë persona që pësuan plagë me thikë. Kemi një viktimë që fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ajo viktimë është një grua,”– tha rreshteri i policisë, Frank Jang në një konferencë shtypi.

“Ne besojmë se kemi të dyshuarin e vetëm në paraburgim. Padyshim që pyetja është pse ndodhi kjo,“- u tha Jang gazetarëve që qëndronin para bibliotekës ku ndodhi sulmi.

Nuk u dha detaje të tjera lidhur me viktimëm dhe të plagosurit. Video nga vendi i ngjarjes duket se tregon një burrë duke plagosur veten me thikë para se të merrej në paraburgim.

Ndërsa nuk kishte asnjë raport për gjendjen e tij, Jang tha se i dyshuari ka një rekord penal.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sulm ne kanada sulm ne kanada

Sondazh

Poll