Bota

Enver Hoxhaj përkujton masakrën e Izbicës, kërkon drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë

28 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj përkujton masakrën e Izbicës, kërkon

KOSOVË– Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së Izbicës në Drenicë, ku u vranë 147 persona.

Siç shkruan Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook, ai me bashkëpunëtorë sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë.

I pari i PDK-së tutje ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi, derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre.

“Duke e ditur që ditëve të tyre në Kosovë po u vinte fundi, forcat paramilitare serbe, të orkestruara dhe të urdhëruara për të realizuar gjenocid nga kokat e një regjimi kriminal si ai i Millosheviçit, me 28 mars 1999 ia mësynë Izbicës së Drenicës, për të plaçkitur, vrarë e deportuar qindra shqiptarë”, – ka shkruar Hoxhaj.

“Atë ditë, në Izbicë u vranë e masakruan 147 persona, mes tyre burra, gra e pleq dhe u deportuan në Shqipëri mijëra të tjerë. Sot, me bashkëpuntorë e miq, ishim në Izbicë, në tokën e gjakut, për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e martirëve tanë. Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi – derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre”.

Duke e ditur që ditëve të tyre në Kosovë po u vinte fundi, forcat paramilitare serbe, të orkestruara dhe të urdhëruara…

Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, March 28, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kreu i pdk enver hoxhaj kreu i pdk enver hoxhaj

Sondazh

Poll