Bota

UNICEF: Vaksimini i të gjithë popullatës kundër Covid është operacioni më i madh në histori

28 Mars 2021, 12:32 Nga DOSJA
UNICEF: Vaksimini i të gjithë popullatës kundër Covid

KOSOVË– Programi i UNICEF-it në Kosovë ka deklaruar se janë duke u kujdesur që të ketë një shpërndarje të sigurt të shiringave para se të arrijnë vaksinat anti-COVID’19, që janë paralajmëruar të mbërrijnë në Kosovë pas darkës.

Me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, UNICEF thotë se vaksinimi i tërë popullatës kundër kësaj sëmundjeje do të jetë operacioni më i madh i prokurimit dhe furnizimit të vaksinave në histori.

“COVID-19 është një problem global dhe #COVAX është një zgjidhje globale. Vaksinimi i tërë popullatës botërore kundër kësaj sëmundjeje do të jetë operacioni më i madh i prokurimit dhe furnizimit të vaksinave në histori. UNICEF, European Union Kosovo dhe partnerët, po punojnë për të siguruar që asnjë vend të mos mbetet prapa”,- thuhet në njoftim.

“Është thelbësore që të ketë furnizime adekuate të shiringave tashmë të vendosura para se të vijë vaksina, në mënyrë që vaksina të administrohet në mënyrë të sigurt. 712,800 shiringa dhe 7,125 kuti sigurie për asgjësimin e shiringave janë siguruar përmes mbështetjes së partnerëve”,– shkruhet në kumtesën e UNICEF-it në Facebook.

COVID-19 është një problem global dhe #COVAX është një zgjidhje globale. Vaksinimi i tërë popullatës botërore kundër…

Posted by Unicef Kosovo Programme on Sunday, March 28, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll