Bota

E rëndë! Sulm me bombë në një katedrale në Indonezi, plagosen 14 persona 

28 Mars 2021, 12:34 Nga DOSJA
E rëndë! Sulm me bombë në një katedrale në

INDONEZI- Sulm në një katedrale në Indonezi.

Policia në Indonezi tha se dy sulmues dyshohet se kanë kryer një sulm jashtë një katedraleje katolike gjatë meshës të së dielës, duke plagosur disa persona.

Sipas BBC, sulmi ndodhi në orën 10:30 sipas kohës lokale, në qytetin Makassar në provincën Sulawesi në jug të Indonezisë.

Zëdhënësi i policisë, Argo Yuwono tha se 14 persona, që gjendeshin jashtë kësaj katedraleje, janë plagosur nga shpërthimi. Autoritetet nuk raportuan për asnjë viktimë brenda këtij objekti të kultit.

Fillimisht, policia kishte thënë se sulmi u krye nga një person i vetëm, që vdiq gjatë shpërthimit.

Njësia kundër terrorizimit në Indonezi tha se ka nisur hetime për të parë se cili grup terrorist qëndron prapa këtij sulmi.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota argo yuwono sulm ne indonezi argo yuwono sulm ne indonezi

Sondazh

Poll