Bota

Mbërritja e vaksinave në Kosovë, Zemaj ia atribuon sukseset për furnizimin ish-qeverisë Hoti

28 Mars 2021, 10:50 Nga DOSJA
Mbërritja e vaksinave në Kosovë, Zemaj ia atribuon sukseset

KOSOVË–  Pas raportimeve se vendi sot do të furnizohet me 24 mijë doza të vaksinave Anti-COVID, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ia atribuon sukseset për furnizim me vaksina Anti-COVID, ish-qeverisë Hoti. Ai ka thënë se përpjekjet e tyre asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te ky qëllim.

” Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19″,- ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Sot po arrijnë 24.000 dozat e para të vaksinës anti Covid, Astra-Zeneca nga COVAX, në Republikën e Kosovës.

Të…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, March 28, 2021

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora armend zemaj avdullah hoti vaksinimi ne kosove armend zemaj avdullah hoti vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll