Bota

Në pritje të vaksinave në Kosovë, konfirmohet se sot mbërrijnë 24 mijë doza nga programi COVAX i OBSH-së

28 Mars 2021, 10:34 Nga DOSJA
Në pritje të vaksinave në Kosovë, konfirmohet se sot

KOSOVË- Sot Kosova do të furnizohet me vaksinat Anti-COVID të AstraZenecas nga COVAX.

Kosova sot pritet të furnizohet me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID. Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë është thënë disa herë se Kosova ka plotësuar kriteret për furnizim me vaksina, vendi është një ndër vendet e fundit që po furnizohet sot me vaksina.

Sipas Express, nga 100 mijë e 800 doza të vaksinave të premtuara në raundin e parë të furnizimit, sot Kosova do të furnizohet me 24 mijë doza. Pjesa tjetër e tyre është premtuar të vijë deri në muajin maj.

Me ardhjen e furnizimit me vaksina nga COVAX, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Kujtojmë që në mungesë të vaksinës, Shqipëria deri më tani ka vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZenecas.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti arben vitia nis vaksinimi ne kosove albin kurti arben vitia nis vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll