Aktualitet

Nis procesi i vaksinimit masiv në Fier e Gjirokastër, të moshuarit mbi 70 vjeç do të marrin vaksinën kineze Coronavac 

28 Mars 2021, 11:07 Nga DOSJA
Nis procesi i vaksinimit masiv në Fier e Gjirokastër, të

FIER- Ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 70-vjeç në Fier,  me vaksinën kundër Covid-19.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Fier janë ngritur 3 qendra shëndetësore, ku të moshuarit do të marrin vaksinën kineze Coronavac. 

Po ashtu, vaksinimi ka nisur edhe në Gjirokastër, ku në këtë qark janë 1000 doza, ku do të vaksinohet të moshuarit.

Mësohet se në këtë qark janë ngritur  13 qendra ku do të zhvillohet vaksinimi. Bëhet e ditur se përveç të moshuarve kanë marrë dozën edhe disa arsimtarë. 

LAJM KRYESOR: Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej, Rama: Na pret një sezon turistik i lehtësuar, s’do të kërkojmë pasaporta për turistët

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll