Aktualitet

Ekstradohet nga Kroacia drejt vendit tonë 28-vjeçari nga Lushnja (EMRI) 

28 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
Ekstradohet nga Kroacia drejt vendit tonë 28-vjeçari nga Lushnja

TIRANË- Ekstradohet nga Kroacia drejt vendit tonë,  28 vjeçari, Xhino Aliço, lindur në Lushnje. 

Policia bën me dije se i riu, është dënuar nga Gjykata e Lushnjes me 13 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”. 

Më datë 11 qershor të vitit 2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për evidentimin, lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Kroacia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Xhino Aliço, 28 vjeç, lindur në Lushnjë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020. Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur: Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit xhino aliço policia e shtetit xhino aliço

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2021, 06:45

Titujt e portaleve, 28 mars 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për djegjen e furgnit në Vlorë.Bllakna...