Politike

Rindertimi në Kombinat, Rama: Monika ndërton shtëpitë e veta, jo tuajat! Tym Idrizi bënte shkallë pas pallatit për t’iu

28 Mars 2021, 10:08 Nga DOSJA
Rindertimi në Kombinat, Rama: Monika ndërton shtëpitë e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza të forta ndaj opozitës.

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë më qytetarët e Kombinatit, Rama e ka cilësuar  një estradë të madhe, duke shtuar se nuk mund ta lësh në dorë të tyre të ardhmen e vendit.

Rama, ka ironizuar edhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se ajo ndërton shumë shtëpi, por të vetat dhe jo të popullit.

“A e imagjinon  dot  se mund  të ndërtojë një shtëpi Saliu, që s’di të bëjë një vij të drejtë. Apo Monika? Ajo di të bëjë shumë të tilla por të vetat jo tuajat, se si i ka bërë të veta dhe me çfarë ajo është tjetër histori. Apo Fatmir Mediu? Apo Tym Idrizi i cili kur ishte drejtor i doganës vinin njerëzit i kërkonin borxhet dhe kishte bërë një shkallë që zbriste nga pas pallatit. Njerëzit  e prisnin poshtë ai zbriste andej nga shkallët e hekurit.  Apo Dule e Mesila? Mesila mund t’ju digjte ndonjë palë andej nga Kombinati dhe t;u thoshte po ju liroj diellin dhe më pas të vinte ai Xhaferri i Durrësit dhe të thoshte do ju përmirësoj cilësinë e diellit. Këta janë estradë, por janë realë. Si mund të luhet me të ardhmen me këta dhe t’u besosh çelësat e shtëpisë”, tha Rama.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll