Politike

Meta: Kush prek votën e lirë do të ketë një ndëshkim spektakolar!

27 Mars 2021, 12:02 Nga DOSJA
Meta: Kush prek votën e lirë do të ketë një

DURRËS– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar nga Durrësi se çdokush që më 25 prill do të ndikojë tek vota e lirë s’ka për të pasur shpëtim. Meta tha se tashmë ka bërë aleancën me qytetarët për të denoncuar krimet zgjedhore, dhe kush prek votën do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar.


DEKLARATA:

‘Kush do të që tenton që të prekë votën e lirë do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm spektakolar, siç e meriton, pasi është armik i shqiptarëve. Vjedhja e votës na ka bërë që të jemi mbrapa dhe të mbetemi peng i çeljes së negociatave. Pas 25 prillit të kenë frikë qeveria nga populli. Presidenti është i hapur dhe i vendosur që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet garuese me institucionet përgjegjëse dhe të gjithë ato që janë të interesuar që kanë mbarëvjatje, pasi çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejt. Jam i palëkundur se ne të gjithë bashkë do të mund të hapim një faqe të re që do të vijën për 100 vite në Shqipëri. Dy gjera nuk mund të preken vota e lirë e barabartë dhe kushtetuta. Në këtë nisëm duam të shpëtojmë të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe të ardhmen e saj drejt BE-së.

Platforma “Denonco krimin zgjedhor”! Meta nga Durrësi: Kush prek votën e lirë do të ketë një ndëshkim spektakolar! Mediat të jenë transparente

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll