Politike

Qëndrimi i SHBA-së ndaj Tom Doshit, Meta: E dimë se kush kandidoi persona me 3-4 emra në bashki

27 Mars 2021, 12:02 Nga DOSJA
Qëndrimi i SHBA-së ndaj Tom Doshit, Meta: E dimë se kush kandidoi

DURRËS– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar nga Durrësi, deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila kërkoni që Tom Doshi mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit tha se nuk ka arsye të shmanget nga çështja më e madhe që ka vendi, por thotë se dihet shumë miër në Shqipëri kush kandidoi persona me 3-4 emra në krye të Bashkive e Parlament pavarësisht ligjit të dekriminalizimit.


PYETJA: Si e vlerësoni qëndrimin e Yuri Kim për kandidimin e Tom Doshit, dhe indiferentizmin e këtij të fundit ndaj deklaratave të ambasadores.

ILIR META: Nuk kam asnjë arsye të shmangem nga çështja më e madhe që ka vendi. Ne e dimë që kemi një histori të dhimbshme, një ligj për dekriminalizimin, e dimë shumë mirë se kush na detyroi të bëjmë një ligj të veçantë, se kush kandidoi me 3-4 emra në krye të bashkive e parlament, e kudo.

Ajo që dua të thkesoj, në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira, përsëri qytetarët kanë mundësi jo vetëm të zgjedhin mes subjekteve, 12 në shkallë vendi, as 2, as 3. Jo vetëm të zgjedhin 1 nga 12 apo 13, aty ku ka dhe të pavarur, por dhe brenda listës për atë opsion politik që është më i miri, kanë sinjalin për kandidatin dhe kandidaten që besojnë më shumë. Ftoj qytetarët që të votojnë me bindjen e tyre, për alternativën që i përfaqëson më mirë, edhe për kandidatin apo kandidaten me më integritet, që do jepej një mesazh i mirë për kryetarët dhe kryetaret për listat për të ardhmen.

Platforma “Denonco krimin zgjedhor”! Meta nga Durrësi: Kush prek votën e lirë do të ketë një ndëshkim spektakolar! Mediat të jenë transparente

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike meta ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 meta ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll