Politike

Platforma “Denonco krimin zgjedhor”! Meta nga Durrësi: Kush prek votën e lirë do të ketë një ndëshkim spektakolar! Me

27 Mars 2021, 11:47 Nga DOSJA
Platforma “Denonco krimin zgjedhor”! Meta nga Durrësi: Kush

DURRËS– Presidenti i vendit Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, aty ku zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët. Meta prezantoi platformën ‘Denonco krimin zgjedhor’ për të cilën tha se është një opsion për qytetarët që të denoncojnë çdo gjë që i ndodh gjatë fushatës zgjedhore. Meta tha se presidenca është e hapur të bashkëpunojë me subjektet garuese për çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejtë.

Meta tha se kushdo që tenton të prekë votën nuk do të ketë shpëtim pasi është armik i republikës së Shqipërisë pasi sipas tij prekja e votës instalon autokracinë dhe minon demokracinë duke përdhosur Kushtetutën, liritë dhe të drejtat e njeriut ku çdo e drejtë buron nga vota e lirë.

Për mediat, kreu i shtetit tha se duhet të respektojnë qytetarët dhe të japin kontribut për atë që do të vijë nesër.

Në fund të fjalës së tij, Meta tha se do të ketë komunikim javor të rregullt nga qyteti bregdetar për procesin e ecurisë së zgjedhjeve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll