Politike

Vdekja e Arjan Salës, Lediana Fratari:  Kemi një hero më shumë, por të gjithë kemi humbur një njeri të çmuar!

27 Mars 2021, 11:32 Nga DOSJA
Vdekja e Arjan Salës, Lediana Fratari:  Kemi një hero më

TIRANË–  Kandidatja e Partisë Demokratike Lediana Fratari, ka publikuar një mesazh të ndjerë për heroin Arjan Sala, që humbi jetën për të shpëtuar punonjësit e qendrës tregtare ‘Casa Italia’. Ajo mbështet propozimin e qeverisë për ta shpallur atë Dëshmor të Atdheut, por kërkon një hetim mbi paisjet e strukturave të zjarrfikëseve me mjetet e duhura, pasi nuk ndëhynë dot në këtë rast tragjik.

Gjej rastin ti shpreh familjes ngushëllimet për këtë humbje të madhe, dhe ti them se për të tillë njerëz si Arjani, humbja nuk është vetëm e familjes dhe të afërmëve të tij, por e gjithë shoqërisë tonë. Unë e mbështes këtë propozim, për një njeri që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar kolegët, si një shembull i vërtetë frymëzimi”, shkruan Fratari në faqen e saj.

Ajo kërkon një hetim mbi gjendjen e strukturave zjarrfikëse. Pasi siç shkruan ajo, detyra e shtetit nuk është të nderojë të vdekurit.

Unë mendoj se duhet të hetohet deri në fund, jo thjeshtë incidenti që shkaktoi tragjedinë, por gjendja e strukturave tona zjarrfikëse, mundësia dhe pamundësia e tyre për të ndërhyrë në të tilla raste. Paisja e tyre me mjete të nevojshme dhe trajnimi profesional. Pasi, në mënyrë të paprecedentë, zjarri në magazinë u (vetë)shua pas tri ditësh, pasi ishte djegur çdo send brenda saj. Ti japësh një dekoratë dhe titull dikujt, pas vdekjes, është gjeja më e thjeshtë që mund të bëjë një shtet. Por ndërtimi i strukturave efikase, me mjetet e duhura dhe trajnimin e duhur, është detyrimi më i madh që ai ka”, përfundon Fratari.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjan sala lediana fratari arjan sala lediana fratari

Sondazh

Poll