Politike

Ilirjan Celibashi: Emigrantët nuk do të votojnë, qytetarët nuk do hyjnë me telefon në qendra, ta zgjidhim si të duan, kam

26 Mars 2021, 20:23 Nga DOSJA
Ilirjan Celibashi: Emigrantët nuk do të votojnë, qytetarët

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka konfirmuar se emigrantët nuk do të mund të votojnë këtë herë. I ftuar në “Java në RTSH”, Celibashi tha se janë rreth 3500 emigrantë që kanë deklaruar vendbanimin dhe as për ata nuk është gjetur një alternative.

I pyetur për fotografimin e votës, Celibashi tha se është vendosur që qytetarët të mos futen me cellular në qendrat e votimit. Ai u shpreh se përveç fletës së votimit, gjithçka tjetër do të minotorhet me kamera sigurie.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Do të votojnë emigrantët?

Celibashi: Emigrantët nuk do të jetë e mundur të votojnë në këto zgjedhje. Janë rreth 3500 emigrantë që kanë deklaruar vendbanimin dhe as për ata nuk arritëm të gjenim një alternativë. Ishte varianti i postës, por sa kohë ne nuk kaluam hapin e parë atë të modialiteteve të regjistrimit të kërkesave nuk mund të bëhet. Kur kam marrë këtë detyrë kam menduar se do ishte një numër prej qindra, mijërash, por kur hyra aty pash që nuk e kemi Diasporën. Pash që nuk ishte e regjistruar. Institucionet duhet ta kishin bërë këtë punë më mirë dhe ta kishin nisur më herët.

Pyetje: A mund të fotografohet vota në këto zgjedhje?  

Celibashi: Vota nuk mund të fotografohet. Ne kemi vendosur që qytetari të mos lejohet të futet në qendër me aparat celular. Ta zgjidhi si të dojë po në qendrën e votimit nuk do lejohet të futet me celular. Në zgjedhjet e shkuara është lejuar, por këto zgjedhje kemi vendosur që të mos lejohet. Gjithashtu për herë të parë do të instalojmë kamera vëzhguese në çdo qendër votimi. Një kamerë që do të monitorojë gjithë procesin e votimit, por jo fletën e votimit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2021, 20:03

TIRANË– Kandidati për deputet Dashamir Shehi u ka dhënë numrin e telefonit të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Në një dalje LIVE në Facebook, Sh...

Politike 26 Mars 2021, 17:44

DURRËS– Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme është takuar me intelektualë në Durrës, ku dhe ka shpalosur programin e Partisë Socialiste për të ardhmen. ...