Sport

Lot gëzimi pas 26 vitesh pritje, si u festua në “Selman Stërmasi” titulli kampion i Partizanit (Foto)

13 Maj 2019, 05:44 Nga DOSJA
Lot gëzimi pas 26 vitesh pritje, si u festua në “Selman

Lot gëzimi dhe festë e shfrenuar në fushën e blertë bashkë me futbollistët. Kështu është festuar pritja prej 26 vitesh, e Partizanit për titullin kampion në futbollin shqiptar, të cilin e mori  këtë të dielë. 

Ajo që e bën akoma më domedhënëse fitoren e titullit është se Kupa u mor pas derbit me rivalët e përbetuar, bardheblutë e Tiranës. 

Tre javë para fundit të kampionatit, Partizani ka arritur që të sigurojë trofeun e Katëgorisë Superiore. Falë fitores me rezultatin 2 me 1  kundër Tiranës, kryeqytetasit janë zyrtarisht kampionët e Shqipërisë. Pas fërshëllimës së trefishtë, tifozët e kuq që kishin mbushur plot stadiumin u derdhën në fushë ku nuk munguan as lotët.

Ndërkohë që nga ana tjetër Tirana është në luftë për mbijetesë, pasi e shikon veten në vendin e 8 dy më shumë se Kastrioti që është në fundin e renditjes. Nëse bardheblutë nuk do të zgjohen në 3 ndeshjet e fundit rrezikojnë që të bien sërish në Kategorinë e Parë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani partizani kampion i shqiperise derbi tirana-partizani partizani kampion i shqiperise

Sondazh

Poll