Sport

Champions/ Çmenduri në Holandë, Lucas përmbys Ajax. Finale angleze në Spanjë (VD)

8 Maj 2019, 19:23 Nga DOSJA
Champions/ Çmenduri në Holandë, Lucas përmbys Ajax. Finale

Një tjetër mrekulli vjen nga klubet angleze! Tottenham ka përmbysur gjithçka në 30 minutat e fundit të takimit duke mposhtur Ajax 3-2 dhe pret kështu biletën për në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, aty ku përballë do të ketë Liverpool.

Holandezët kishin fituar sfidën e parë me rezltatin minimal 1-0 në Angli. E tillë dukej se do ishte edhe sfida e sotme për vendasit pasi e nisën vrullshëm takimin duke shënuar që në minutën e 5-të me anë të kapitenit De Ligt. Ndërsa në minutën e 35-të, Ziyech dyfisho rezultatin dhe ngre në peshë zemrat e tifozëve vendas. Pjesa e pare mbyllet me këtë rezultat.

Por me t’u kthyer, Totenhem është shfaqur më kërkues, duke gjetur golin e parë në minutën e 55’të, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë, Lucas shënoi golin e dytë personal dhe barazoi shifrat. E kur dukej se gjithçka po merrte fund dhe Ajax do ishte skuadra e dytë finaliste, ndodh ajo që s’e priste askush. Tottenham trefishon rezultatin. Është sërish Lucas Moura i cili bën mrekullinë dhe padiskutim protagonisti kryesor në fushën e lojës.

Holandezët nuk i’u besojnë syve ndërsa në kampin anglez nis festa.

Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor ku përballë në “Wanda Metropolitano” të Madridit do të jenë Liverpool dhe Tottenham. Dy skuadra angleze, që nuk ishin pare në një finale që nga sezoni 2007-2008, kur Munchester United mposhte Chelsea-n me anë të penalltive. Thyhet kështu edhe dominimi i skuadrave spanjolle, ku Barcelona dhe Real Madrid kishin nga sezoni 2013-2014 që nuk lëshonin fronin.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax ajax tottenham champion league totenhem tottenham ne finale ajax ajax tottenham champion league totenhem tottenham ne finale

Sondazh

Poll