Sport

Gjimshiti vendimtar tek Atalanta, jep asist dhe i dhuron vendin e tretë me aromë Europe

11 Maj 2019, 15:21 Nga DOSJA
Gjimshiti vendimtar tek Atalanta, jep asist dhe i dhuron vendin e tretë me

ITALI- Skuadra e Atalantës ka arritur që të fitojë kundër Genoas me rezultatin 2 me 1. Me këtë fitore Atalanta ka rritur që të pozicionohet në vendin e tretë, vend i cili do i sigurojë dhe pjesëmarrjen në Champion League.

Në pjesën e parë loja ishte e vakët, ku asnjë nga skuadrat nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Por e dyta kishte një fytyrë tjetër, pasi që në fillim u shënua dhe goli i parë nga Barou në minutën e 46-të. 7 minuta më vonë pas një asisti të Berat Gjimshitit, Kastanje e çon rezultatin në 2-0.

Pandev ngushtoi diferencën për Genoan, por pa shpëtuar dot skuadrën e tij nga humbja. Tashmë Atalanta ndodhet në vendin e tretë me 65 pikë, dy më shumë se Interi, që ka një ndeshje më pak.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atalanta berat gjimshitit genoa seria a atalanta berat gjimshitit genoa seria a

Sondazh

Poll