Sport

“Ëndrra vdiq por ne do ngrihemi…”, kjo video po përlot botën e futbollit

9 Maj 2019, 09:45 Nga DOSJA
“Ëndrra vdiq por ne do ngrihemi…”, kjo video po

Eleminimi i një nate më parë nuk do të hedhë poshtë gjith fitoret që kanë arritur të bëjnë djemtë e Ten Hag. Ajaksi i Amsterdamit ka gjithë vëmendjen e adhuruesve të skuadrës dhe videoja e hedhur më poshtë, ka përlotur gjithë botën e futbollit me fjalët që shoqërojnë pamjet e lojtarëve në fushë.

“Kështu, kjo ishte… ëndrra vdiq. U shkatërrua në momentin final. Ne ishim shumë pranë, vetëm disa sekonda larg fitores, vetëm pak sekonda nga fitorja e madhe. Udhëtimi jonë është i gjatë. Udhëtimi ynë është i egër, Por mbi të gjitha udhëtimi ynë ishte historic. Ne i treguam botës se çfarë ëndrrat mund të bëjnë. Kjo është ajo që bëjmë. Kjo është ajo që duam. Kjo është ajo që jemi. Duke i dhënë ëndrrave besim. Sot jemi të mërzitur, sot qajmë. Por ne do të shkëlqejmë. Të shkëlqejmë siç bëjmë gjithmonë. Ne luftojmë sikur ta këmi përmbyllur të gjithë sezonin. Ne luftojmë për lavdi. Ne luftojmë, sepse kjo është ajo çka ne bëjmë. Sepse sezoni jonë nuk ka mbaruar. Kokën lart, gjoksin ngritur.”-shkruhet mbi video që ka përlotur botën e futbollit.


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajaksi amsterdamit futboll ten hag video ajaksi amsterdamit futboll ten hag video

Sondazh

Poll