Sport

Partizani kampioni i ri Shqipërisë, tifozët festë të çmendur në “Stelam Stërmasi”

12 Maj 2019, 16:44 Nga DOSJA
Partizani kampioni i ri Shqipërisë, tifozët festë të

TIRANË- Tre javë para fundit të kampionatit, Partizani ka arritur që të sigurojë trofeun e Katëgorisë Superiore. Falë fitores me rezultatin 2 me 1  kundër Tiranës, kryeqytetasit janë zyrtarisht kampionët e Shqipërisë.

Heroi i ndeshjes, që solli dhe titullin në shtëpinë e kuqe ishte shkodrani Çinari, që me dopietën e tij vendosi takimin. Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, që me një goditje fantastike zhbllokoi rezultatin.

Partizani mori zemër, por gjithsesi në të 41-tën ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë, pas një pasimi të bukur të Ngosë. Për fitoren dhe për t’i dhënë titullin Partizanit, mendoi sërish Çinari, që u harrua në minutën e 73-të nga mbrojtja e Tiranës, dhe pas një asisti fantastik të Trashit, ishte shkodrani që mposhti Abibin.

Deri në fund, Partizani e mbajti këtë fitore, dhe tani është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, me 68 pikë, +13 më shumë se Kukësi, 3 javë nga fundi. Ifozët e kuq që kishin mbushur plot stadiumin pas fishkëllimës së arbitrit janë derdhur në fushë, ku ka shpërhtyer festa.

Ndërkohë që nga ana tjetër Tiranë është në luftë për mbijetesë, pasi e shikon veten në vendin e 8 dy më shumë se Kastrioti që është në fundin e renditjes. Nëse bardheblutë nuk do të zgjohen në 3 ndeshjet e fundit rrezikojnë që të bien sërish në Kategorinë e Parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore partizani partizani kampion i shqiperise tirana kategoria superiore partizani partizani kampion i shqiperise tirana

Sondazh

Poll