Aktualitet

Shkelën masat anti-COVID! Nuk i shpëtojnë gjobave 1316 qytetarë gjatë dy ditëve të fundit

26 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
Shkelën masat anti-COVID! Nuk i shpëtojnë gjobave 1316

TIRANË– 1316 persona të cilët nuk zbatuan masat anti-COVID, janë ndëshkuar nga policia gjatë 48-orëve të fundit.

Policia bën me dije se 1118 prej tyre janë ndëshkuar pasi janë konstatuar duke lëvizur në rrugë pa maskë mbrojtëse. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Njoftimi i policisë:

Ndëshkohen me masë administrative 1316 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1118 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 194 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjiobat per maskat gjiobat per maskat

Sondazh

Poll