Aktualitet

Vdes i moshuari në Fier, përplaset nga makina teksa po lëvizte me biçikletë (EMRI)

12 Maj 2019, 19:45 Nga DOSJA
Vdes i moshuari në Fier, përplaset nga makina teksa po lëvizte me

FIER- Një aksident, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas një njoftimi nga ana e Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55  në rrugën Seman-Fier.

Viktimë e këtij aksidetni ka mbetur një 66-vjeçar Ramiz Kajolli, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe u përplas nga një automjet. Më tej mësohet se ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sot rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje aksident ne fier seman fier vdes 66 vjecari aksident me vdekje aksident ne fier seman fier vdes 66 vjecari

Sondazh

Poll