Aktualitet

Ndarja e motrës nga vëllai në protestën e opozitës, gjesti fisnik i dy gazetarëve, si qetësuan shpirtin e prindërve

12 Maj 2019, 17:16 Nga DOSJA
Ndarja e motrës nga vëllai në protestën e opozitës,

TIRANË- Opozita zhvilloi protestën e 4-të kombëtare pasditen e 11 majit, protestë e cila u shoqërua me përplasje me policinë, pasi protestuesit sulmuan me shashka, kapsollë e bomba molotov Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit dhe ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta e cila po zhvillohej para Kryeministrisë, në një moment u zhvendos tek Kuvendi i Republikës, ku përfshiu edhe shumë qytetarë të rastit, të cilit ndodheshin në zonë për të blerë apo për të kaluar për në shtëpitë e tyre. Me t’u zhvendosur tek Kuvendi, u urdhërua të lëshohej sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, gaz i cili ‘mori para’ edhe qytetarë që s’kishin të bënin, madje edhe fëmijë.

Dy ndër këta fëmijë ishin Silvia dhe vëllai i saj Serxhio, të cilët u ndanë nga njëri-tjetri kur policia sulmoi me gaz lotsjellës. Nga ai moment Silvia dhe Serxhio humbën njëri-tjetrin.

“Gazetari Eni Ferhati kishte gjetur Silvian që qante, dhe e mori pas vetes duke iu larguar gazit që të verbonte dhe të bllokonte rrugët e frymëmarrjes. Pasi në një moment sulmi i policisë me gazlotsjellës u reduktua, Silvia dhe Ferhati dolën për të gjetur një autobus, pasi vogëlushja këmbëngulte se mund të shkonte në shtëpi vetë nëse gjen autobusin e Saukut. Por urban nuk kishte dhe u kthyen sërish. Por policia hodhi sërish gaz, këtë herë Silvia në një anë e Ferhati në një anë tjetër”, shprehet gazetari i Dosja.al Bekim Bici, i cili shton: “E mora vogëlushen për dore, por duke qenë se kishte shumë gaz, nuk shihej asgjë. I them Silvias të mbyllë sytë dhe të vrapojë, ndërsa e mbaja përdore që të mos përplasej gjëkundi. Pasi arritëm pranë sheshit “Mihal Grameno”, aty kishte më pak gaz, pyes vajzën nëse di të shkojë në shtëpi. Pasi ajo pohoi se mund ta gjejmë rrugën, futemi mes pallateve të vjetra në zonë, për të gjetur shtëpinë e Silvias. Vogëlushja ishte e shqetësuar rrugës dhe me sytë me lot dhe pafajsinë e një fëmije, herë mallkonte qeverinë, herë opozitën, e herë të gjithë shqiptarët. ‘Vetë e kanë votuar, tani mbytemi në gaz të gjithë’, thoshte Silvia, ndërsa shtonte: ‘Po këta s’dinë të protestojnë paqësisht?’ Pasi u endëm nëpër disa rrugica qorre, Silvia më në fund pa një dyqan të njohur për të dhe tha: “E di se ku jemi. Është dyqani që ka akullore 100-she”. Kështu tashmë ishim afruar pranë pallatit të vogëlushes, ku i ati i saj së bashku me vëllain e Silvias, e priste i shqetësuar në mes të rrugës. Silvia sapo e pa mu shkëput nga dora dhe iu hodh në qafë të atit dhe nuk i shqtej nga gëzimi. Pasi u qetësua i ati e qortoi ndërsa si dënim i dha një shuplakë, ndërsa më falënderoi që e çova në shtëpi”, tregon gazetari Bekim Bici.

Silvia fatmirësisht u dërgua shëndoshë e mirë në shtëpi, pavarësisht syve të enjtur nga gazi dhe lotët.

Pyetja që ngrihet në të tilla raste, e këtë herë drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj: “Po sikur Silvia e pafajshme të kishte rënë në duar të gabuara? Po sikur të tjera Silvia dhe të tjerë Serxhio të dëmtohen nga gazi padrejtësisht? Po sikur t’u ndodhë diçka banorëve të zonave ku protestohet, për shkak të gazit mbytës që hidhni pa masë? Kush mban përgjegjësi zoti ministër?

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet #perdorimi i gazit lotsjelles dy femiejt qe humbasin ne proteste protesta e opozites 11 maj 2019 serxhio silvia #perdorimi i gazit lotsjelles dy femiejt qe humbasin ne proteste protesta e opozites 11 maj 2019 serxhio silvia

Sondazh

Poll