Aktualitet

Arrestohet në Spanjë trafikanti shqiptar, lidhjet me politikën dhe botën e krimit në Tiranë

12 Maj 2019, 17:10 Nga DOSJA
Arrestohet në Spanjë trafikanti shqiptar, lidhjet me politikën

SPANJË- Polica spanjolle ka arrestuar sot nëj shtetas shqiptar të identifikuar si Kreshnik Farruku. Ai ishte në kërkim nga Interpol Roma për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë të strukturuar kriminale.

Sipas mediave spanjolle, ai Farruku ishte i njohur edhe me mbiemrin Budlla në vitin 2007 ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Përvecse në kërkim nga pala italiane, ai kishte pasur probleme edhe me drejtësinë spanjolle, sepse dyshohej që nga viti 2008 si pjesëmarrës në grabitje me dhunë dhe në vrasje. Por problemet për të akuzuarin si trafikant droge nuk mbarojnë, pasi ka pasur dhe dosje të hapur me drejtësinë shqiptare, pasi i është sekuestuar mbi 1 milion euro pasuri.

Farruku ka rënë pre e një atentati në Tiranë në vitin 2015. Në këtë atentat u plagos një kliente e një bari, ndërsa pinte kafe me të shoqin dhe fëmijën e vet të mitur. Në vitin 2014 vëllait të Kreshnikut iu bë një atentat në Durrës. Po të njëjtat mediat bëjnë me dije se Farruku është dhe pjesë e bandës që vrau Devi Kasmin në janar të vitit 2018 në Shqipëri.

Policia spanjolle po përpiqet të kuptojë edhe lidhjet e Farrukut me politikanë shqiptarë në Tiranë dhe në qytetin port të Durrësit, si edhe kontakte të tijat me segmente të devijuara të policisë shqiptare. Mediat në spanjë bëjnë me dije se ai ka qenë dhe disa herë të tjera i ndaluar dhe arrestuar nga policia, por pasi ka vuajtur dënimin ka përfunduar sërish në botën e krimit.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet devi kasmi kreshnik farruku lidhjet e krimit me politiken trafikanti ne spanje trafikanti shqiptar ne spanje devi kasmi kreshnik farruku lidhjet e krimit me politiken trafikanti ne spanje trafikanti shqiptar ne spanje

Sondazh

Poll