Aktualitet

Ylli Dylgjeri tregon historinë me Luan Ramën: Kush ishte ministër s’e përdorte gazin lotsjellës, por të mbyste me ga

12 Maj 2019, 15:04 Nga DOSJA
Ylli Dylgjeri tregon historinë me Luan Ramën: Kush ishte ministër

TIRANË- Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës, duke treguar se ka përjetuar një realitet të hidhur. Ai shprehet se në protestë është përdorur masivisht gazi lotsjellës duke u shprehur kundër Policisë dhe strukturave të shtetit.

Më tej ai tregon një histori të tij me ish ministrin e Brendshëm Luan Rama me të cilin sipas tij janë takuar gjatë protestës së djeshme në orët e vona të darkës.

“A përdorëm ndonjëherë në kohën e drejtimit tonë gaz, se nuk po më kujtohet? Jo – tha prerë Luani. Oso kohe ne nuk kishim gaz. Por të kishim Ty, që na mbysje me gaz humori…”, shkruan Dylgjeri.

POSTIMI I PLOTË

Kishte kapërcyer ora 24.00 e natës së mbrëmshme. Takoj rastësisht në bllok ish Ministrin e Rendit Luan Rama të vitit 2003… Kohë kur Ai ishte Ministër e unë Sekretar i Përgjithshëm i Rendit. Pasi u përshëndetëm vendosëm të shëtisim në atë orë të vonë. Biseda u ndal për ngjarjen e ditës, Protestën. Protestë që ende po vijonte në ato çaste te Drejtoria e Policisë së Tiranës, për ndalim e Sahit Dollapit.
E pyes Luanin:
A përdorëm ndonjëherë në kohën e drejtimit tonë gaz, se nuk po më kujtohet?
Jo – tha prerë Luani. Oso kohe ne nuk kishim gaz. Por të kishim Ty, që na mbysje me gaz humori…
Kështu vazhduam ecjen dhe këmbët na çuan
në krye të rrugës që ndërpret Bllokun me Unazën… te kinema Agimi. Por aty na ndodhi
e pa pritura…Një valë gazi helmues na zuri fytin, na lotoi sytë, aq sa nuk pashë më ku ika
e ku më çuan këmbët. Frymarja mu morr, lotët më mbuluan deri në vjellje. Nuk e pashë më kolegun në krah se ku ishte…kishim humbur njëri- tjetrin, që se humbëm kurrë asnjë çast
kur drejtonim Ministrinë e Rendit të viteve 2003. Na ndau gazi helmues…
Jemi në vitin 2019.Ministër i Brëndshëm është ushtaraku Sandër Lleshi. Jepi gaz Llesh!
Por vetëm Kujdes! Do të shëtisësh një ditë në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet #perdorimi i gazit lotsjelles ylli dylgjeri #perdorimi i gazit lotsjelles ylli dylgjeri

Sondazh

Poll