Bota

Euroskepticizmi në rritje, shtohen zërat për daljen e Francës nga BE

12 Maj 2019, 19:08 Nga DOSJA
Euroskepticizmi në rritje, shtohen zërat për daljen e

FRANCË- Euroskepticizmi në Francë duket se është rritur ndjeshëm, sa shumë zëra flasin për një largim të mundshëm të saj nga Bashkimi Evropian. Express.co shkruan se  shumë analistë në Francë mendojnë vërtetë largimin e saj nga unioni. Një prej atyre që mendojnë se do të ketë një përsëritje të Brexit është dhe Dr Gowing.

Ai është një anëtari i LSE në Institutin Europian të Shkollës së Londrës për Ekonominë, i cili paraqiti i pari pikëpamjet e tij për një Frexit. Ai tha se nëse në Francë do të zhvillohet një referendum, rezultati do të jetë i ngjashëm me atë që ndodhi në Britani 3 vjet më parë.

“Isha shumë i befasuar për nivelet e euroskepticizmit duke pasur parasysh se isha në një vend që është në qendër të projektit evropian. Një gjë interesante është se sa keq institucionet e Bashkimit Evropian janë duke i komunikuar mesazhet e tyre kryesore. Macron sugjeroi mundësinë që një referendum i ngjashëm francez mund të tërheqë një protestë të madhe kundër BE”, tha Dr. Doëning.

Duke parë këto deklarata të tij dhe ndarjen e thellë që është krijuar mes partive, por dhe euroskepticizmi në rritje, sipas Express.co Franca mund të përsërisë atë që ndodhi me Britaninë e Madhe dhe të shkëputet nga BE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkimi evropian brexit dr gowing euroskepticizmi frexit bashkimi evropian brexit dr gowing euroskepticizmi frexit

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2019, 01:30

Vritet me atentat gazetarja afgane Mena Mangal

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi thotë se gazetarja Mena Mangal u qëllua për vdekje në orën 7:20 dje në Kabul.Kalimtarët që e panë aktin pranë ...