Bota

Kinë/ Përleshje e dhunshme në parlament, deputetët rrihen me njeri-tjetrin(Foto+VD)

11 Maj 2019, 10:42 Nga DOSJA
Kinë/ Përleshje e dhunshme në parlament, deputetët rrihen me

HONG KONG-Parlamenti kinez nuk ishte si më parë. Të gjithë deputetët, politikanët e vendit janë rrahur me njeri-tjetrin gjatë seancës. Mosmarrëveshjet lindën mes antarëve të kampeve pro-demokracisë dhe pro-Pekinit.

Mosmarrëveshja u përqëndrua në një ndryshim që duhet votuar nga ligjvënësit, gjë që do të lehtësonte ekstradimin e të dyshuarve kriminelë në Kinën kontinentale, propozime këto që nuk u pëlqyen nga pala pro-demokraci, të cilët argumentojnë se do të shkatërronte pavarësinë gjyqësore të Hong Kongut, e cila supozohet të garantohet sipas kornizës së dakorduar “një shtet, dy sisteme”.

Sherri nisi kur përfaqësuesit pro-Pekin u përpoqën të rrëzonin në tokë pro-demokratin, James To Kun-sun.

Përleshja erdhi vetëm disa javë pasi një gjykatë në Hong Kong dha dënime me burg deri në 16 muaj për tetë udhëheqës të protestave masive të pro-demokracisë në vitin 2014 lidhur me akuzat publike.

Wu Chi-Wai, kryetari i Partisë Demokratike që u përpoq ta ndalonte Shekin që të kryesonte takimin, i bërtiti atij, duke thënë: ‘Mos u bë mëkatar për një mijë vjet! Mos e shesni Hong Kongun.”

Dhjetra mijëra njerëz marshuan kundër ndryshimeve të ligjit për ekstradimin në Hong Kong muajin e kaluar dhe shumë organizata ligjore, profesionale dhe të të drejtave të njeriut kanë shprehur kundërshtimin e tyre. Ata paralajmërojnë se ndryshimet do të dëmtojnë jo vetëm pavarësinë ligjore të Hong Kongut, por edhe atraktivitetin e saj si një qendër për biznesin ndërkombëtar.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gary fan sherr ne parlamentin e kines gary fan sherr ne parlamentin e kines

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2019, 01:30

Vritet me atentat gazetarja afgane Mena Mangal

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi thotë se gazetarja Mena Mangal u qëllua për vdekje në orën 7:20 dje në Kabul.Kalimtarët që e panë aktin pranë ...