Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi thotë se gazetarja Mena Mangal u qëllua për vdekje në orën 7:20 dje në Kabul.
Kalimtarët që e panë aktin pranë tregut Karte Naw i thanë agjencisë Radio Evropa e Lirë/Radio Liria se dy burra u afruan me motoçikletë ndërsa gazetarja po priste që të vinte dikush me makinë.
Sipas blerësve në qendrën tregtare, një nga personat me motoçikletë qëlloi me armë zjarri katër herë në ajër për të shkaktuar panik që të largoheshin njerëzit, pastaj e goditi zonjën Mangal dy herë në kraharor.
Ajo punonte si këshilltare për kulturën në parlamentin afgan. Më parë ajo kishte punuar për më shumë se 10 vjet si prezantuese televizive për televizionin Ariana si dhe për kanalin Shamshad TV.
Ajo kishte edhe llogari të suksesshme në median sociale ku diskutonte të drejtat e grave afgane dhe promovonte nevojën e vajzave afgane për shkollim.
Ajo kishte ndarë me pasuesit e saj edhe detaje personale si faktin që e kishin detyruar të martohej me shkusi dhe peripecitë e shumta që kishte kaluar për t’u divorcuar. Gazetarja kishte përmendur se burime anonime e kishin kërcënuar me vdekje.
NORVEGJI- Një histori e pazakontë, po aq edhe trishtuese i ka ndodhur një vajze në Norvegji.Cecilie Fjellhoy, 29 vjeç nga Norvegjia ka treguar historinë ...
ITALI- Dielli është ylli më i madh i sistemit diellor që na jep dritë dhe ngrohje çdo ditë dhe sipas sensit të përbashkët të njerëzve, nuk ka një pronar....
MBRETËRI E BASHKUAR- Nëna e tre fëmijëve, Samantha Sharpe, përdoruese e rregullt e pijeve energjike ka folur për rreziqet që të shkakton konsumi i tyre.32-...
SHBA-Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo ka nisur një sulm të ashpër ndaj udhëheqësit britanik të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn duke pretenduar se i ...
PAKISTAN– Një organizatë bamirëse ka menduar të ofrojë mish struci për të gjithë besimtarët myslimanë në Pakistan. Mishi i strucit konsiderohet si diccka ...
KOSOVË- Nga sot Kosova do të ndalojë me ligj lojerat e fatit në të gjithë territorin e saj. Qeveria e Kosovës propozoi këtë ligj që ndaloj lojërat e fatit....
Tiranë- Në studion e emisionit “Opinion”, Hashim Thaçi tregoi një episod të rëndësishëm të vitit 2002. Ai tha se një kryeministër shqiptar i ka shkuar në...
Një profesor i së drejtës në Universitetin Amerikan dhe njohës i hershëm i çështjes së Kosovës thotë se bllokimi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë tr...