Bota

Maqedonia e Veriut/ KSHZ zyrtarizon Stevo Pendarovskin si president të vendit

11 Maj 2019, 02:50 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut/ KSHZ zyrtarizon Stevo Pendarovskin si president të

Ditën e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke konfirmuar Stevo Pendarovskin si president të ri të vendit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi se Stevo Pendarovski është zgjedhur për president të republikës, si kandidat që fitoi shumicën e votave”,-tha kryetari i Komisionit, Oliver Derkovski.

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pasi mori çertifikatën nga KSHZ foli për punën që e pret, duke theksuar reformat sidomos në shërbimet e kundërzbulimit, ndërsa la të kuptohej se me formimin e ekipit të këshilltarëve ligjorë do të nënshkruajë ligjet e miratuara nga parlamenti, të cilat refuzonte t’i dekretonte presidenti në largim Gjorgje Ivanov. Çertifikata është në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.

“Të gjithë punonjësve në presidencë do t’u them se nuk kanë përse të frikësohen. Nuk do të ketë revanshizëm politik, kuptohet për ata të cilët këto vite kanë punuar në pajtim me ligjet”, tha zoti Pendarovski duke shtuar se “punonjësit nuk do të hetojnë se ka një njeri të ri në kabinet”. Ai tha se ky duhet të jetë një parim për të gjitha institucionet gjatë çdo ndërrimi të pushtetit. “Revanshizmi politik duhet t’i lihet së kaluarës. Jemi pak dhe njihemi; kush ka shkelur ligjin do të përgjigjet, ndërsa kush e bën punën në mënyrë profesionale duhet të vazhdojë aty ku është, pa marrë parasysh përkatësinë e tij politike”, -tha presidenti i ri Pendarovski.

Pritet që të dielën zoti Pendarovski të marrë zyrtarisht detyrën. Ai do të bëjë betimin në parlament e më pas do të zhvillohet cermonia në presidencë në prani dhe të zotit Gjorgje Ivanov.

Stevo Pendarovski është presidenti i pestë i Maqedonisë së Veriut, që prej pavarësisë nga ish-Jugosllavia.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kshz maqedonia e veriut stevo pendarovskin kshz maqedonia e veriut stevo pendarovskin

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2019, 01:30

Vritet me atentat gazetarja afgane Mena Mangal

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi thotë se gazetarja Mena Mangal u qëllua për vdekje në orën 7:20 dje në Kabul.Kalimtarët që e panë aktin pranë ...