Bota

Indi/ Kryeministri që punon si kirurg, çdo fundjavë operon pacientët(Foto)

11 Maj 2019, 11:45 Nga DOSJA
Indi/ Kryeministri që punon si kirurg, çdo fundjavë operon

INDI- Për shumicën e kryeministrave, detyra e drejtimit të vendit është e mjaftueshme, por jo në këtë rast. Kryeministri i Bhutan-it i kalon fundjavat në sallat e eoperacioneve, duke u kujdesur për klientët e tij.

Para se të merrte rolin e drejtuesit të shtetit, Lotay Tshering ishte një nga mjekët më të respektuar të Bhutan-it, por ai nuk e harron kurrë sallën e operacioneve dhe pacientët e tij. 

“Unë do të vazhdoj ta bëj këtë derisa të vdes, kur nuk do të jem në gjendje të jem këtu çdo ditë. Sa herë që shkoj në punë gjatë ditëve të javës, dëshiroj që të mund të kthehem majtas drejt spitalit”,- shtoi ai.

Ai ka arritur të gjej një rrugë të përbashkët mes dy punëve që kryen. “Në spital kam analizuar dhe trajtuar pacientët. Në qeveri, unë kontrolloj shëndetin e politikave dhe përpiqem t’i bëj ato më mirë,”-tha ai.

Tshering u votua si kryeministër i Butanit në nëntor 2018. Ai njihet si udhëheqësi i lumturisë kombëtare, pasi ishte i vetmi drejtues shteti që mundësoi kalimin nga monarki absolute në demokraci një dekadë më parë. Një mbretëri e vendosur midis Indisë dhe Kinës me një popullsi prej vetëm 750,000 banorësh.

Butani është renditur si vendi më i lumtur në Azi, megjithëse është larg utopisë, ende duke luftuar me të njëjtat çështje si disa nga fqinjët e saj, duke përfshirë papunësinë e lartë të të rinjve, nivelet e larta të krimit dhe një rritje të numrit të sëmundjeve të tilla si diabeti dhe obeziteti.

Për njerëzit e Butanit, është një privilegj që të operohesh nga kryeministri Tshering, i cili i pret pacientët në spitalin Jigme Dorji Ëangchuck çdo fundjavë. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kryeministri i bhutanit kryeministri kirurg kryeministri i bhutanit kryeministri kirurg

Sondazh

Poll

Bota 11 Maj 2019, 01:30

Vritet me atentat gazetarja afgane Mena Mangal

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi thotë se gazetarja Mena Mangal u qëllua për vdekje në orën 7:20 dje në Kabul.Kalimtarët që e panë aktin pranë ...