Aktualitet

“Lag derën, lag derën”/ Momenti kur zjarrfikësit hyjnë në magazinën te Casa Italia, ende nuk gjejnë trupin e 33-vjeç

26 Mars 2021, 09:44 Nga DOSJA
“Lag derën, lag derën”/ Momenti kur zjarrfikësit

TIRANË– Forcat zjarrfikëse kanë mundur të neutralizojnë përhapjen e flakëve. Vatra e zjarrit ka qënë shumë e vështirë për tu shuar, ndaj është kërkuar ndihmë dhe nga forca të tjera të zjarrëfikësve. Në video dëgjohet zjarrëfikëset që thonë “lag derën, lag derën”.

Ende nuk është gjetur trupi i 33-vjeçarit, Arjan Sala, mirëpo kërkimet ende vijojnë.

Prej më shumë se 40 orësh vijon zjarri që nisi dy ditë më parë në ambinetet e magaznës në qendrën tregtare në Kashar. Trupi i Arjan Salës është ende duke u kërkuar nga forcat e shpëtimit dhe zjarrëfikëset që ndodhen në ambientet e jashtme të Casa Italias. Raportohet se janë dhe dy persona të tjerë brenda magazinës. Zjarri përfshiu gjithë katin nëntokësor që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet që tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare. Sala i cili mbeti mes flakëve ka qenë i pari që ka rendur për të evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë, mirëpo ishte ai që mbeti i bllokuar brenda. Mëngjesin e sotëm presidenti Meta bëri thirrje që të ketë çdo ndërhyrje të mundshme për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe shuarjen e zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2021, 08:40

LONDËR– Pas ngjarjes së rëndë në Londër, ku mbeti i vrarë 21-vjeçar shqipar Renato Geci pas një sulmi me thikë, kanë folur fqinjët.“Dëgjuam të...