Vrasja e Klodjan Rashës, kalon për gjykim çështja ndaj Nevaldo Hadëraj! Avokati kërkon ndryshim akuze dhe gjykim të shkur
26 Mars 2021, 09:15Nga DOSJA
TIRANË– Nevaldo Hadëraj, efektivi i forcave “Shqiponja” që qëlloi për vdekje Klodian Rashën ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës. Para të akuzuar dhe familjes së të riut të ndjerë, togat e zeza vendosën që ta kalonin çështjen për gjykim.
Me kokën ulur, i vendosur brenda kafazit të të akuzuarve, Hadëraj kërkoi ndjesë personalisht tek babai i Klodianit, i cili me maskë vënë ndodhej i ulur në sallë. Ky i fundit shoqërohej nga vëllai i të ndjerit dhe familjarët të tjerë, që kishin shkuar për të ndjekur nga afër gjyqin.
Gjatë seancës paraprake, avokati i ish-policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, duke i shtuar edhe atë për gjykim të shkurtuar. Nëse pranohet Hadërajt do t’i ulet 1/3 e dënimit që do të japë Gjykata. Megjithatë do të jetë trupi gjykues që do të marri çështjen që do të vendosë.
Jashtë seancës, babai i Klodian Rashës ka folur për mediat e pranishme, duke u shprehur vetëm që shpresonte se tragjedi të ngjashme si ajo e të birit mos të ndodhnin më.
“Shpresoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim,”- tha ai.
Vrasja e Klodian Rashës, ngriti në këmbë gjithë Shqipërinë duke sjellë për një javë rresht me protesta të shumta në shumë qytete të vendit. Tubimet u pasuan me largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se tërheqja e tij ishte morale.
I riu u vra në orët e para të 8 dhjetorit nga efektivi i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit sipas policit, i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa duke e lënë të vdekur në vend.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Forcat zjarrëfikëse kanë mundur që të hyjnë brenda magazinës te qendra tregtare Casa Italia. Pas dy ditësh, ata kanë mundur që të hyjnë brenda, ku ...
SHIJAK – Një 46-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi është kapur me armë zjarri pa leje në banesën e tij.Policia bën me dije se i arr...
PASKUQAN–Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit“ në Paskuqan është përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Në vendngjarje ndodhet forcat zjarrfikëse të cilët ...
ITALI– Një 61-vjeçar shqiptar ka befasuar policinë italiane pasi është kapur me 20 kilogramë drogë të fshehur në kroskotin e makinës dhe me 50 mijë euro ...
TIRANË– Zjarrëfikësit janë duke u përpjekur që të shuajnë zjarrin që nisi dy ditë më parë, në magazinën në qendrën tregtare Casa Italia në Tiranë. Ende pas...