Politike

VIDEO/ Pitbull dhe Sia, këngët e dy yjeve botërore që u zgjodhën në fushatë nga PS e PD, mesazhet e forta… “ne do të

26 Mars 2021, 10:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Pitbull dhe Sia, këngët e dy yjeve botërore që u

TIRANË- Dje nisi zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në dy forma te të ndryshme, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, nisën rrugëtimin për zgjedhjet parlamentare ku do të zgjidhet qeveria e re.

Në këtë fushatë, njësoj si kudo nëpër botë, më shumë rëndësi në kushtet e pandemisë ka marrë edhe organizimi dhe fantazia për të krijuar një angazhim ndryshe.

Demokratët zgjodhën të mblidheshin në kapsula dhe makina, ndërsa në sfond dëgjohej kolona e tyre zanore për këto zgjedhje, Sia dhe Unstoppable.

Zgjedhja e kësaj kënge është komentuar dje gjerësisht nga mediat, rrjeti por edhe figurat politike, ku ish-kryeministri Sali Berisha e quajti një “Superhit të kohës, frymëzues dhe të jashtëzakonshëm”.

Po socialistët kujt ia besuan ritmet e fushatës? Dosja.al mësoi se në kampin rozë kënga është vendosur dhe ka nisur të luhet në të gjitha aktivitetet zyrtare të PS në këtë fushatë. Bëhet fjalë për këngën e Pitbull, “I Believe That We Will Win” (Unë besoj se ne do të fitojmë”.)

Kënga e këngëtarit amerikan e publikuar në maj të 2020-ës, do të shoqërojë PS përgjatë 29 ditëve të ngelura të fushatës. Mesazhi është i qartë, në rreshta thuhet: Ti e di çfarë përhapet më shpejt se çdo virus, frika. Kur vjen frika ti mund të harrosh gjithçka dhe të vraposh, ose ti mund të përballesh dhe të ngrihesh. Unë besoj dhe më lër të ta them çfarë besoj. Unë besoj se ne do të përballemi dhe do të ringrihemi dhe unë besoj se ne do të fitojmë. 

Edhe Sia me Unstoppable përçon një tjetër mesazh të fortë. “Jam e pandalshme, jam një Porche pa frena, jam e pamundur, po, unë fitoj çdo lojë. Do të mbaj mburojën time, për të treguar sa i fortë jam. Do të mbaj mburojën time, për të të treguar që unë mundem!
Jam i pandalshëm!
Jam i pamposhtur, fitoj çdo sfidë!
Jam kaq i fuqishëm!
Jam plot vetëbesim!
Sot jam i pandalshëm!
Sot nuk kam frikë!”

Përballja përtej sloganeve tashmë është edhe me kolonat zanore… Kush do të fitojë?

(F.g.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kenga e pd ne fushate kenga e ps ne fushate pitbull sia zgjedhjet e 25 prillit 2021 kenga e pd ne fushate kenga e ps ne fushate pitbull sia zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll