Politike

PS ankimoi vendimin e KAS për listat e kandidatëve të PD! Celibashi kërkoi shqyrtim me urgjencë të çështjes, seanca në

26 Mars 2021, 09:40 Nga DOSJA
PS ankimoi vendimin e KAS për listat e kandidatëve të PD!

TIRANË– Është vendosur më 29 mars në orën 11:00 seanca në Kolegjin Zgjedhor ku do të shqyrtohet ankimimi i Partisë Socialiste për listat e kandidatëve të PD. Kolegji Zgjedhor kishte vendosur që vendimin do ta jepte më 31 në orën 11:00.

Ishte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ai i cili i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkoi që të shqyrtohet me urgjencë kërkesa e Partisë Socialiste në lidhje me ankimimin për 222 kandidatët e PD. Pas letës, u mor vendimi që seanca të afrohej në datën 29.

Partia Socialiste ka paditur në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për listat e PD-së. PS argumentoi se numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematikë thelbësore në fletën e votimit dhe përbën cenim të votës së parapëlqyer pasi kandidatët që do të jenë në pjesën e dytë të listës iu bëhet e pamundur të kapin herësin ose 10 000 vota për t’u zgjedhur në Kuvend.

KAS pranoi kërkesën ankimore të depozituar nga PD-Aleanca për Ndryshim, e cila kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për heqjen e 69 kandidatëve nga lista e zgjedhjeve të 25 prillit.

Koalicioni opozitar do të jetë në zgjedhjet e 25 prillit me 222 deputetë dhe jo 153 siç vendosi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll