Politike

Rama i drejtohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, APELI: Përpara se të hani darkë kryeni betejën tuaj të vogël, re

26 Mars 2021, 09:56 Nga DOSJA
Rama i drejtohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, APELI:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një apel shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Përmes një video-live të publikuar në “Facebook”, Rama i kërkon shqiptarëve që të regjistrohen për censusin.


DEKLARATA:

 Ju sot duhet të jeni krenar se sa shumë keni arritur në përparimin e të drejtave tuaja. E mira nuk ka fund, por mjafton të kthejmë kokën pas për të parë se cfarë hapash keni hedhur në atë Republike, ku deri dje shqiptari trajtohej si një kategori e dytë. Historia që keni bërë dhe të liderëve politikë që i dhanë jetë, është një faqe e ndritur. Nuk duhet tju pengojë të shihni identitietin tuaj, së shtetit ku ju jetoni. Sot është një nga ato momentet ku askush prej jush, çfarë do qofshin punët nuk duhet të mungojë në rregjistrimin.

Pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë. Politika e ditës ashtu si kudo ju ndan edhe ju, por ajo nuk duhet t’ju pengojë ta shihni identitetin tuaj. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal, por të harxhoni 5 minuta për tu ulur para kompjuterit apo për të klikuar në adresën (census.stat.gov.mk)., për tu regjistruar.

Përpara se sa të hani darkë sonte uleni dhe kryjeni betejën tuaj të vogël duke u regjistruar me krenari si qytetarë shqiptarë të Republikës së Maqedoninë së Veriut.

 

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll