Aktualitet

ME VIDEO! Shqiptari befason policinë italiane, kapet me 20 kilogramë drogë të fshehur në kroskot dhe 50 mijë euro para në

26 Mars 2021, 08:11 Nga DOSJA
ME VIDEO! Shqiptari befason policinë italiane, kapet me 20 kilogramë

ITALI– Një 61-vjeçar shqiptar ka befasuar policinë italiane pasi është kapur me 20 kilogramë drogë të fshehur në kroskotin e makinës dhe me 50 mijë euro para në dorë.

Mediat italiane shkruajnë që shqiptari u pikas nga policia pasi ishte duke lëvizur me dyshim pranë magazinës së një kompanie të braktisur në Via Cusago. Pas kontrollit, 61-vjeçari u kap me një dozë kokaine në dorë, tre celularë, 185 euro dhe një seri çelësash me të cilët policët hynë në depo nga e cila burri ishte parë të hynte dhe dilte disa herë, ku u zbulua depoja e drogës.

Nën kroskotin e makinës së parkuar pranë magazinës, agjentët gjetën një qese me 11 gram kokainë dhe, në kërkimin pasues të objektit, 18,6 kg heroinë, gjysmë kilogram kokainë, 9 gram marijuanë dhe 8, 5 kilogramë lëndë prerëse.

Përveç sasisë së madhe të drogës, policët e Via Primaticcio gjetën shumën prej 48,350 euro. Kërkimi u shtri gjithashtu në shtëpinë e 61-vjeçarit, ku agjentët gjetën dhe sekuestruan shumën shtesë prej 2 mijë eurosh.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll