Bota

Bilanci në botë/ Mbi 126 mln njerëz shënohen pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 2 mln të tjerë

26 Mars 2021, 07:21 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 126 mln njerëz shënohen pozitiv me

BOTË-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 126 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,767,702 njerëz dhe janë shëruar mbi 101 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 67,046 persona, duke e çuar numrin në total mbi 30 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,165 njerëz dhe numri në total ka shkuar 559,744.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 97,586 persona të infektuar dhe në total ka arritur 12,324,765 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 2,639 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 303,726.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.

Presidentja e Komisionit të Evropian, Ursula von der Leyen ka mbështetur planin për  të bllokuar eksportet e vaksinave nëse është e nevojshme:

Gjermania pritet të shpallë Francën një zonë me rrezik të lartë për koronavirusin. Ky vendim do të merret për shkak të  lartë të rasteve të infektimit në Gjermani.

Në Angli, më shumë se 40,600 njerëz kanë qenë të infektuar me koronavirus ndërsa trajtoheshin në spital për një arsye tjetër, kjo ka ngritur shqetësime te siguria në spitale.

Australia ka shënuar  rastin e parë të infektimeve në vend që prej një jave, duke bërë që qeveria të shtojë masat parandaluese.

Moderna ka vonuar dërgimin e 590,400 dozave të vaksinës në Kanada. Kolumbia ka aprovuar përdorimin emergjent të vaksinës Covid-19 Johnson & Johnson.

Burimi: TheGuardian

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne bote koronavirusi ne bote covid-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2021, 21:41

BRITANI– Renato Geci është 21 vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në Britani pas një sulmi me thikë.Ndërkohë që rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe n...

Bota 25 Mars 2021, 21:08

VIDEO/ Boris Johnson: Kam nevoj për një berber 

ANGLI- Kryeministri anglez, Boris Johnson duket se ka nevojë për një berber që t’i pres flokët. Këtë gjë e ka thënë vetë, Johnson në një intervistë. Dailymail s...