Bota

Marconi paralajmëron vendet: Do të mbrojmë gjithmonë Greqinë, Evropa i ka të gjitha mjetet

26 Mars 2021, 07:08 Nga DOSJA
Marconi paralajmëron vendet: Do të mbrojmë gjithmonë

FRANCË– Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se vendi dhe Bashkimi Evropian do të mbështesin Greqinë.

Sipas mediave të huaja, ai ka thënë se Evropa i ka të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar paqe në Mesdheun lindor dhe se do të ndihmojë Greqinë të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm.

“Europa i ka mjetet për të garantuar paqen në Mesdheun lindor. Ne duhet ta ndihmojmë Greqinë më shumë për të mbrojtur kufijtë e saj të jashtëm. Greqia nuk është vetëm, është çështje solidariteti. Ka një dashuri të veçantë për Greqinë dhe të dy kombet kanë qenë krah për krah për të paktën 200 vjet. Ne gjithmonë do të jemi në krah të aleatëve tanë evropiane kur ata të kenë një problem,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai është shprehur se Evropa i ka të gjitha mjetet për të mbrojtur vendet anëtare dhe për të siguruar paqe.

 “Europa i ka mjetet. Ne kemi ushtritë, pajisjet, fuqinë diplomatike dhe ekonomike. Unë mendoj se Greqia padyshim që ka një pozicion unik në këtë aspekt, sepse është në vijën e frontit në Mesdheun Lindor.“-u shpreh ai.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota emanuel macron france-greqi emanuel macron france-greqi

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2021, 21:41

BRITANI– Renato Geci është 21 vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në Britani pas një sulmi me thikë.Ndërkohë që rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe n...

Bota 25 Mars 2021, 21:08

VIDEO/ Boris Johnson: Kam nevoj për një berber 

ANGLI- Kryeministri anglez, Boris Johnson duket se ka nevojë për një berber që t’i pres flokët. Këtë gjë e ka thënë vetë, Johnson në një intervistë. Dailymail s...