Bota

Kurti pas bisedës telefonike me Lajçak: Gati për të bashkëpunuar në të ardhmen

25 Mars 2021, 21:24 Nga DOSJA
Kurti pas bisedës telefonike me Lajçak: Gati për të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm E BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në rrjetit social Twitter.

“Sot pranova një thirrje telefonike nga Miroslav Lajçak, i cili më uroi për postin e kryeministrit, duke i dëshiruar suksese qeverisë së re. Gati për të bashkëpunuar në të ardhmen”,– ka shkruar Kurti.

Today I received a call from @MiroslavLajcak who congratulated me on my new role as Prime Minister, wishing our government success. Looking forward to our future cooperation. pic.twitter.com/B7n6AIgqZQ

— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

Ai tha gjithashtu se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun. Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2021, 21:08

VIDEO/ Boris Johnson: Kam nevoj për një berber 

ANGLI- Kryeministri anglez, Boris Johnson duket se ka nevojë për një berber që t’i pres flokët. Këtë gjë e ka thënë vetë, Johnson në një intervistë. Dailymail s...