Bota

Gjermania merr vendimin: Nuk pranohet asnjë i huaj pa treguar testin e COVID

26 Mars 2021, 07:10 Nga DOSJA
Gjermania merr vendimin: Nuk pranohet asnjë i huaj pa treguar testin e

GJERMANI– Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi të enjten (25.03) se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, 28 mars.

Udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.

Rreptësimi i rregullave fillimisht mendohej të miratohej të premten. Sidoqoftë, zyrtarët e shëndetësisë thanë, se ata do t’i shtyjnë për ditën e dielë për t’u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin.

Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t’u duhet një test negativ.

Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19t pritet të zgjasë deri në mes të majit.

Linjat ajrore kanë thënë, se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.

Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gjermani testet covid gjermani testet covid

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2021, 21:41

BRITANI– Renato Geci është 21 vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në Britani pas një sulmi me thikë.Ndërkohë që rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe n...

Bota 25 Mars 2021, 21:08

VIDEO/ Boris Johnson: Kam nevoj për një berber 

ANGLI- Kryeministri anglez, Boris Johnson duket se ka nevojë për një berber që t’i pres flokët. Këtë gjë e ka thënë vetë, Johnson në një intervistë. Dailymail s...