Bota

LDK: Duhet të dimë qëndrimin e Vjosa Osmanit para se të vendosim për Presidentin

25 Mars 2021, 21:27 Nga DOSJA
LDK: Duhet të dimë qëndrimin e Vjosa Osmanit para se të

KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se duhet që të dinë disa qëndrime të Vjosa Osmanit para se të vendosin nëse do ta votojnë si Presidente apo jo. I ftuar në  ‘Debat Plus’, ai ka thënë se Osmani duhet që të jetë pro dialogut, dhe të dinë qëndrimet e saj në raport me insitiucionet e pavarura.

“Në fillim duam të dimë qëndrimin e Osmanit për dialogun. A do ta vazhdojë ajo dialogun. Ne duam që normalisht ajo të jetë pro dialogut në mënyrë që t’i jep vendit perspektivë. Pastaj duam të dimë qëndrimet e saj në raport me institucionet e pavarura. Tash duhet të zgjidhet shefi i AKI-së, ambasadorët, gjyqtarët, prokurorët…”, tha ai.

Më pas, ai u shpreh se nuk mund tu kërkojnë deputetëve të LDK-së që të votojnë Vjosa Osmanin kur ajo nuk i ka votuar ata.

“Zonja Osmani dy herë nuk e ka votuar qeverinë e Kosovës. Në këtë legjislaturë ne kemi deputetë Kryeministrin (Avdullah Hoti), Zëvendëskryeministrin (Driton Selmanajn) dhe katër ministra që zonja Osmani nuk i ka votuar. Me çfarë kërkese ne mund t’iu kërkojmë këtyre ta votojnë Osmanin”, tha ai ndër të tjera.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora gazmend muhaxheri vjosa osmani gazmend muhaxheri vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2021, 21:08

VIDEO/ Boris Johnson: Kam nevoj për një berber 

ANGLI- Kryeministri anglez, Boris Johnson duket se ka nevojë për një berber që t’i pres flokët. Këtë gjë e ka thënë vetë, Johnson në një intervistë. Dailymail s...