Politike

“Pusho ore, nuk ulem fare me ty”/ Rama nuk përmbahet para Andi Telës, shpërthen për sherrin në Elbasan: Rrugaçë që s

25 Mars 2021, 21:35 Nga DOSJA
“Pusho ore, nuk ulem fare me ty”/ Rama nuk përmbahet para Andi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me gazetarin Andi Tela. I ftuar në “Opinion” teksa sqaronte sherrin në Elbasan, Rama u përplas me Telën dhe i kërkoi të pushonte e të mos i kërkonte asgjë.

Për sherrin, Rama tha se ishte gjithçka e stimuluar nga Lulzim Basha, se ata që u zunë ishin një tufë rrugaçësh që dolën dhe shanë me ‘libër shpie’.

Pjesë nga Biseda:

Edi Rama: Pusho pusho se s’më kërkon dot ti mua të dënoj këtë e atë. Dhe është ofenduese që ma kërkon ti mua…edhe që nga momenti që e thua këtë gjë, unë nuk duhet të ulem fare me ty. Kaq po të them. Kjo rrugaçëri që del aty dhe nuk bërtet vetëm “Rama Ik” por edhem e librin e shtëpisë nuk janë qytetarë por rrugaçë

Andi Tela: Po ashtu janë, nuk janë edhe më të mirët e këtij vendi

Edi Rama: Këtu këtu dëgjo këtu

Andi Tela: Po, po

Edi Rama: Dëgjo këtu se edhe në burg votohet. Partitë nuk janë kisha e xhami e di ti që votohet në burgje.

Andi Tela: Kam mbi 20 vjet që pasqyroj

Edi Rama: Epo këtë duhet të dish. Një palë atje ishte sjellë nga lideri demokratik. Pala tjetër doli nga turma. Kaq

Andi Tela: Aty kishte dhe gra

Edi Rama: E çfarë domethënë që kishte dhe gra

Andi Tela: Do të thotë që nuk ishte turmë agresive.

Edi Rama: Gjithçka ishte e stimuluar nga Lulzim Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll