Politike

Rama sulmon sërish Europën: Për turpin e botës, na lanë pa vaksina

25 Mars 2021, 21:24 Nga DOSJA
Rama sulmon sërish Europën: Për turpin e botës, na lanë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Europian, në lidhje me shpërndarjen e vaksinave.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se është tupr, që Shqipëria, një vend në mes të Europës, u la pa vaksina.

“Për turpin e botës, ne që jemi m’u në mes të Evropës, BE na la jashtë. Ata bëjnë një lock-doën, marrin paratë, dhe prapë depresioni që është në shumë nga ato vende nuk është këtu. Ne jemi vendi i dytë që kemi siguruar deri më tani vaksinimin masiv. Ne kemi sot në territor 280 mijë doza në dispozicion. Ndërkohë, kemi të siguruara 2.1 milionë doza. 1 milion i kemi të siguruara nga Kina, kemi 500 mijë me Pfizer dhe Covax. Do sjellim 500 mijë vaksina kineze brenda 3-4 javëve të ardhshme. Po presim 106 mijë doza nga Bashkimi Evropian, nga një instrument i ri, që ishalla po realizohet. Ne jemi në kushtet kur brenda majit të kemi vaksinuar gjysmë milioni njerëz,”- u shpreh Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll