Politike

Përse janë mbi 5800 vdekje më shumë? Rama: Qeveria nuk bën taktika me shifrat, është çdo gjë sipas kartelave

25 Mars 2021, 21:21 Nga DOSJA
Përse janë mbi 5800 vdekje më shumë? Rama: Qeveria nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është vënë përballë shifrave të vdekjeve nga COVID-19 të publikuara nga Monitor. I ftuar në “Opinion”, Blendi Fevziu nxorri përballë Ramës tabelën me shifrat e Monitor dhe u pyet për 5800 vdekjet më shumë në vendin tonë.

Kryeministri tha se qeveria nuk ka asnjë shans të bëjë taktikë me shifrat dhe se çdo vdekje është regjistruar me kartelë mjekësore.

“E para e punës qeveria nuk ka asnjë lloj qëllimi, asnjë lloj të drejte të bëjë taktikë me shifrat. S’ka taktikë me shifrat. Autoritetet shëndetësore publikojnë ekzaktësisht shifrat për të cilat kanë përgjegjësi. Çfarë është publikuar nga pikëpamja e Covidit është e lidhur me kartelat mjekësore. Nuk ka mundësi, nuk ka shans. Vdekjet që qeveria, që autoritetet shëndetësore publikojnë janë ekzakte dhe të lidhura me kartela mjekësore. Nuk mund të bëjë dot askush që merr ca vdekje këtu, shko andej. Kjo nuk ndodh në këtë shtet sa kohë jemi ne në krye. Më përpara ka ndodhur që të bëheshin rritjet ekonomike me dorë në zyrën e kryeministrit dhe të dilte rritja ekonomike dyshifrore se kështu thoshte Saliu. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet pa përjashtim ka një rritje të numrit të vdekjeve në tërësi. Që sigurisht nuk ka si të mos jetë e lidhur me periudhën e pandemisë, por jo domosdoshmërisht të gjitha ato vdekje lidhen drejtpërdrejt me Covidin. Efektet e pandemisë janë të shumta. E treta dhe e fundit, është e pasaktë ajo. Ne nuk jemi tek vendet me numrin më të ulët të vdekjeve të rritura, të gjithë kanë vdekje të rritura, por nuk jemi as tek vendet me rritjen më të lartë. I kam parë dhe i kam konsultuar tabelat dhe janë ndryshe,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll