Kryemadhi: Banditi më i madh në qytetin e Elbasanit është kryeprokurori Kreshnik Ajazi, kërcënon banditët që të mbledhi
25 Mars 2021, 21:09Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi. E ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’, ajo tha se Kreshnik Ajazai vëllai i kandidatit të PS në këtë qark Besjan Ajazi po kërcënon dhe shantazhon kriminelët që të bëjnë vota për vëllain e tij.
Kreshnik Ajazi tha Kryemadhi ka dhe probleme me drejtësinë një pjesë të të cilave i ka fshehur. Kreshnik Ajazi është në konflikt interesi deklaroi Kryemadhi.
‘Unë kam bërë fushatë edhe në 2017-n dhe po bëj fushatë edhe tani në 2021-n dhe mund të them që banditi më i madh në qytetin e Elbasanit është kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili është ai që kërcënon banditët dhe i përdor që të mbledhë vota për vëllain e vet, të cilin e ka kandidat për deputet, të tretin në listën e Elbasanit.Është ai që ka shtypur një grua në gjendje të dehur në Vlorë dhe ka fshehur dokumentet. Është ai që i është dënuar dhe i kërkohet dënim për të atin, për falsifikim dokumentesh dhe intimidon kolegët e tij prokurorë në Fier. Ky është kryebanditi, sepse po të kesh prokurori dhe polici, nuk ke banda në qytet ti. Ku ke parë një njeri që nuk ka bukë të hajë në shtëpi, s’ka ilaçe për prindërit që të mos bëhet bandit, kur shikon se si një kryeprokuror të përdor ty si një vegël për të kërcënuar një kundërshtar të vetin politik. Pra, ne e dimë shumë mirë që po të ketë Prokurori dhe Polici, nuk ka banda. Ky zotëri ka edhe konflikt interesi, sepse duke qenë kryeprokuror i Elbasanit ushtron presion mbi institucionet, mbi bizneset për të marrë vota për vëllain e tij. Ti kryebanditin e ke aty, zinxhirin e ke të mbyllur. Unë nuk merrem me spaçatorë, unë merrem me kokën. Spaçatorët ikin e vijnë, shkojnë i ofrohen paguesit të radhës. Preja kokën dhe mbaron puna’.- tha ajo.
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status e pyeste n...
DURRËS- Në shumicë dërrmuese qytetarët e Durrësit kërkojnë largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.Në prezantimin e sotëm të sondazhit të ‘Flame Tree ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se uron që Policia të mos marrë asnjë masë për Partinë Demkratike, pas mitingut të sotëm.I ftuar në “Opinion”, R...
TIRANË- Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka lëshuar deklarata fyese ndaj qytetarëve që ju bashkuan Partisë Demokratike në hapjen e fushatës elektorale.E f...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kina dhe Rusia kanë ditur të bëjnë vendet e tjera të besojnë se po shpërndajnë vaksina, por që sipas ti...
TIRANË – Pas zhvillimit të tubimit hapës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhje e 25 prillit, analisti i njohur Fatos Lubonja tho...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur rreth incidentit që ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku në zyrat e LSI-së ...
TIRANË- Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e pytur se përse nuk ishte ditën e sotme së bashku me Bashën në çelj...
TIRANË– Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-Kryeministrit Berisha që e ka cilësuar hapjen e fushatës së socialistëve “si plakat e marsit”.I ftua...