Politike

“Nga çfarë keni frikë?”/ Rama i përgjigjet Kim: Tom Doshi është ëngjëll para Saliut, Ilirit e Monikës

25 Mars 2021, 21:07 Nga DOSJA
“Nga çfarë keni frikë?”/ Rama i përgjigjet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status e pyeste në mënyrë të drejtpërdrejtë se nga çfarë ka frikë që nuk distancohet nga Tom Doshi.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se përgjigjen e ka dhënë drejtori i komunikimit për mediat, Endri Fuga.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga në intervistë. Të njëjtin qëndrim kam edhe unë sepse Fuga del e flet për ne, nuk flet kot. Ne as nuk jemi e as nuk do të jemi aleatë me Doshin.

Blendi Fevziu: Po ju pyes ju drejtpërdrejt

Edi Rama: Unë ja kam dhënë përgjigjen edhe vetë Yuri Kim

Blendi Fevziu: Që nuk do ketë asnjë post në qeveri, këtë i keni thënë?

Edi Rama: Atë që i kam thënë. Unë e kuptoj shumë mirë qëndrimin e SHBA-ve ndaj Tom Doshit dhe e kuptoj që nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Ilirin e Saliun e këta…sepse njëri është President, tjetri gruaja e Presidentit. Pastaj që ta dini ju, Tom Doshi është ëngjëll para Saliut, ëngjëll para Ilir Metës, ëngjëll para Monika Kryemadhit. Kaq kisha. 

Blendi Fevziu: Na duhet të na thoni çfarë mendoni ju me fjalën ëngjëll.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta monika kryemadhi sali berisha tom doshi yuri kim edi rama ilir meta monika kryemadhi sali berisha tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll