Bota

Grushti i shtetit në Myanmar, SHBA dhe Angli i vendosin sanksione ushtrisë

25 Mars 2021, 20:43 Nga DOSJA
Grushti i shtetit në Myanmar, SHBA dhe Angli i vendosin sanksione

MYANMAR- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë vendosur sanksione Ushtrisë së Myanmarit. Aljazeera shkruan se këto sanksione janë vendosur për tu përgjigjur në mënyrë të barabartë dhunës dhe abuzimeve të neveritshme që ushtria po bën në vend.

SHBA-ja dhe Anglia thanë se sanksionet kanë për shënjestër Myanma Economic Holdings Public Company Ltd (MEHL) dhe Myanmar Economic Corporation Ltd (MEC), të dyja të drejtuara nga ushtria e Myanmarit.

“Këto veprime të neveritshme dhe brutale kundër fëmijëve, njëra vetëm shtatë vjeç, e cili u qëllua dhe u vra në shtëpinë e saj ndërsa ishte ulur në prehrin e babait të saj, demonstrojnë më tej natyrën e tmerrshme të sulmit të regjimit ushtarak mbi popullin e vet,” thuhet në deklaratë.

Qytetarët e Myanmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angli grushti i shtetit ne myanmar shba angli grushti i shtetit ne myanmar shba

Sondazh

Poll